Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

The Weeknd çdo javë do të lansojë këngë nga seriali “The Idol”

Edhe pse The Weeknd zyrtarisht ka hyrë në epokën e projekteve televizive, ai nuk planifikon ta lërë anash as muzikën.

Seriali i ri dramatik i kanalit HBO, “The Idol”, i cili vjen i bashkëkrijuar dhe udhëhequr si protagonist nga artisti i njohur kanadez, Abel Tesfaye, më në fund u shfaq premierë pas disa muajsh polemika. Në të luajnë edhe aktorë tjerë të njohur si, Lily Rose-Depp, Jennie Ruby Jane, Troye Sivan, Dan Levy dhe Moses Sumney.

Por, “The Idol” gjithashtu krenohet me një album të plotë me kolona zanore të cilat e shoqërojnë sezonin e tij të pare.

Përmes një postimi në Instagram, The Weeknd tregoi se po planifikon t’i lansojë këngët e serialit për çdo javë.

“Kisha planifikuar ta lansojë albumin me kolonat zanore të serialit menjëherë pas transmetimit të episodit final të tij, por tani jam kapluar nga emocione dhe në vend të kësaj dua ta publikoj nga një këngë të re të albumit një herë në javë pas çdo episodi”.

Edhe Publikohet traileri i serialit të krijuar nga The Weeknd Showbiz Publikohet traileri i serialit të krijuar nga The Weeknd

Gjatë muajve të fundit, The Weeknd i ka lansuar disa këngë nga albumi me kolona zanore të “The Idol”, duke përfshirë “Popular”, një bashkëpunim me Madonnan dhe Playboi Carti, dhe “Double Fantasy”, një duet me reperin Future, i cili arriti në pozicionohet në vendin e 18 të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”.

Në “The Idol”, ylli kanadez i muzikës e portretizon një këshilltarë të vetëshpallur shpirtëror, pronar i një klubi të natës dhe udhëheqës i një kulti të ditëve moderne, i cili e fillon një lidhje romantike me pop artisten më të kërkuar të momentit, e cila portretizohet nga Lily-Rose Depp. Ashtu siç ishte paralajmëruar, seriali përfshinë skena të shumta seksuale.