Showbiz

Publikohet traileri i serialit të krijuar nga The Weeknd

Kanali “HBO” e ka publikuar trailerin e projektit të ardhshëm, “The Idol”, një dramë televizive kjo e krijuar nga ylli i muzikës pop, The Weeknd dhe regjisori i serialit “Euphoria”, Sam Levinson.

Siç është paralajmëruar, “The Idol”, do të përfshijë skena të shumta seksuale derisa traileri i ri i zbulon disa prej aktorëve të përfshirë në serial, raporton portali “NME”.

Ylli kanadez i muzikës, The Weeknd, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, do ta portretizojë një këshilltarë i vetëshpallur shpirtëror, pronari i një klubi të natës dhe udhëheqës i një kulti të ditëve moderne, i cili e fillon një lidhje romantike me pop artisten më të kërkuar të momentit, e cila në serial portretizohet nga Lily-Rose Depp.

Pjesë e kastës së aktorëve në këtë projekt janë edhe anëtarja grupit “BLACKPINK”, Jennie Ruby Jane, e cila e shënon debutimin si aktore, këngëtari Troye Sivan, ish-ylli i filmave të kanalit “Disney”, Debby Ryan dhe modelja dhe aktorja Hari Nef. Kurse me role të vogla do të paraqiten aktorët, Tunde Adebimpe, Tyson Ritter, Moses Sumney, Mike Dean, Suzanna Son, Jane Adams, Dan Levy, Eli Roth, Ramsey, Hank Azaria dhe të tjerë.

Shou po ashtu e shënon paraqitjen e fundit të aktores, Anne Heche, e cila vdiq gjatë këtij pak kohë pasi përfunduan xhirimet e këtij projekti.

Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit të serialit, i cili do të transmetohet në kanalin HBO.