Aktorja dhe modelistja, Lily-Rose Depp, pritet të luajë përkrah këngëtarit The Weeknd në serinë e re “The Idol”. Krijuesi i hitit “Take My Breath” pritet të jetë skenarist dhe producent ekzekutiv i dramës së shumëpritur.
Seria ka të bëjë për një këngëtar të muzikës pop, “që nis një lidhje me pronaren enigmatike të një klubi të natës në Los Angeles, e cila është lidere e një kulti sekret”.
22-vjeçarja, e bija e aktorit të njohur Johnny Depp dhe këngëtares Vanessa Paradis, do të marrë njërin prej roleve kryesore, duke konfirmuar se dyshja do të jenë dashnorë në film.
Këngëtari 31-vjeçar pritet të bashkëpunojë me krijuesin e serisë “Euphoria”, Sam Levinson. Ndërkaq, më parë ka shkruar skenarin dhe ka luajtur një rol në komedinë e animuar “American Dad” që u shfaq gjatë vitit të kaluar. Ai pati një paraqitje të shkurtër në filmin “Uncut Gems” të aktorit të njohur Adam Sandler.
Në jetën private, këngëtari nga Kanadaja ka qenë në ballinat e revistave amerikane për shkak të raportimeve se është në lidhje me aktoren e njohur Angelina Jolie.
Edhe
The Weeknd çdo javë do të lansojë këngë nga seriali “The Idol”
Dyshja ka mohuar raportimet se nuk ka asgjë serioze për momentin, mirëpo The Weeknd ka thënë se është duke e bërë më të mirën e tij për të mahnitur aktoren fituese të çmimit “Oscar?
Angelina Jolie, 46-vjeçare, dhe muzikanti që më parë ka qenë në lidhje me yjet si modelistja Bella Hadid dhe këngëtarja Selena Gomez, u panë së bashku në një restorant të Los Angelesit në muajin korrik. Sidoqoftë, burimet e afërta patën thënë se takimi ishte vetëm profesional.