Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Abel Tesfaye dhe Lily-Rose Depp me premierë në Cannes

Aktorët Abel Tesfaye, Lily-Rose Depp dhe regjisori Sam Levinson, e ndoqën premierën e serialit të ardhshëm të kanalit HBO, “The Idol”, në kuadër të ngjarjes prestigjioze të filmit në Kanë.

Muzikantët e famshëm, Travis Scott, Louane si dhe kasta e aktorëve të “The Idol”, Moses Sumney, Jennie Ruby Jane, Rachel Sennott, Troye Sivan dhe Hari Nef,, po ashtu parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar për premierë, duke sjell glamur dhe fuqi yjesh të Hollywoodit në rivierën franceze.

“The Idol” e shënoi premierën jashtë garës për çmimin kryesor të edicionit të 76-të të Festivalit të Cannes, ndërsa seriali do të debutojë në ekranin e kanalit HBO më 4 qershor të këtij viti.

Siç është paralajmëruar, “The Idol”, do të përfshijë skena të shumta seksuale. Ylli kanadez i muzikës do ta portretizojë një këshilltarë i vetëshpallur shpirtëror, pronari i një klubi të natës dhe udhëheqës i një kulti të ditëve moderne, i cili e fillon një lidhje romantike me pop artisten më të kërkuar të momentit, e cila në serial portretizohet nga Lily-Rose Depp.