Modelja dhe prezantuesja amerikane, Kendra Wilkinson, ka thënë se i pëlqen të jetë nënë beqare, edhe pse ka pranuar është nën presion të madh.
37-vjeçarja ka zbuluar se e ka pasur të vështirë të balancojë përgjegjësitë e saj prindërore me karrierën e në biznesin e pasurive të paluajtshme përmes emisionit televiziv.
“Unë jam ende duke mësuar, por tani në sezonin e dytë, jam zyrtarisht në lojën e pasurive të paluajtshme, kështu që është një lojë krejtësisht e ndryshme”, ka thënë ylli i “Kendra Sells Hollywood” – që ka dy fëmijë, Hank, 13 vjeç dhe Alijah, 9 vjeç, me ish-burrin e saj Hank Baskett – për ”Entertainment Tonight”.
“Unë jam ende një nënë beqare, është shumë presion - është shumë presion për të filluar një karrierë të re me gjithë botën”, ka shtuar ajo.
Kendra ka shijuar sfidën e xhirimeve të emisionit të saj televiziv. Megjithatë, ajo ka rrëfyer gjithashtu se ndihet nën presion të madh.
“Më pëlqen të jem në televizion. Më pëlqen të jem një nënë beqare. Më pëlqejnë pasuritë e paluajtshme. Por ndonjëherë kur e dini, bëhet shumë. Shumë presion, sepse, e dini, unë nuk jam një person i përsosur”, ka rrëfyer ajo.