Supermodelja Kendall Jenner dhe këngëtari Bad Bunny janë parë duke ngrënë mëngjes bashkë pas një feste që kishin organizuar për Halloween, raporton TMZ.
Çifti ishte ulur në një restorant afër hotelit Beverly Hills ku po hanin palapeta dhe ve të dielën në mëngjes.
Një dëshmitar i ka thënë TMZ-së se ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin duke ndenjur në qetësi deri sa erdhi një grua dhe i kërkoi një fotografi supermodeles e cila e refuzoi duke i thënë se është duke ngrënë.
Nëntë orë para se të hanin mëngjes, Kendall kishte postuar disa fotografi në Instagram ku shihej e veshur si ylli i ndjerë, Marilyn Monroe.
Kendall bashkë me Bad Bunny kishin organizuar një festë në Chetau Marmont ku kishin marrë pjesë shumë të famshëm.
Çifti së fundmi janë parë së bashku duke frekuentuar shumë vende, mirëpo ende nuk e kanë bërë “zyrtare” lidhjen e tyre në asnjë rrjet social.