Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Supermodelja Kendall Jenner merr vëmendjen me fotot e fundit

Supermodelja Kendall Jenner ka marrë vëmendjen me foto e fundit të publikuara në Instagram. Ajo i ka lënë fare pak vend imagjinatës pas publikimit të disa fotografive me bikine, raporton ENews.

28-vjeçarja ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shihet e veshur me një set bikinesh me ngjyrë të kuqe e vija të bardha. Bikinet mbulonin shumë pak pjesët intime të trupit të modeles, duke ekspozuar format e saj trupore.

Image

Nën postim modelja kishte vendosur vetëm disa emoji, një kërpudhë, diellin, mangon dhe perëndimin e diellit.

Ky postim vjen pas një postimi tjetër që kishte bërë ylli televiziv më 3 janar. Në atë postim ajo kishte shkruar disa fjalë për vitin që shkoi dhe disa dëshira për vitin 2024.

“Vitet kalojnë dhe duken çdo herë e më të shpejta. Prania dhe koha është gjithçka që mund të kërkoj. Kaq mirënjohëse për atë që ka kaluar, kaq optimiste për atë që do të vijë. Dashuro njerëzit që i mban afër zemrës tënde dhe mos harxho asnjë sekondë. 2024, më bëj një dush me dashuri dhe të qeshura, mirënjohje dhe ngritje, durim dhe prezencë”, ka shkruar Jenner.

Udhëtimi i modeles vjen pas thashethemeve se është rikthyer prapë në lidhje me partnerin e saj këngëtarin Bad Bunny.
Është raportuar se çifti që u nda përgjatë muajit dhjetor pas nëntë muajsh së bashku, ka kaluar natën e vitit të ri bashkë në ishujt Barbados me një grup miqsh.

Image