Çifti i shumëpërfolur, supermodelja Kendall Jenner dhe këngëtari Bad Bunny, janë ndarë pas një lidhjeje që zgjati më pak se një vit, raporton revista People.
Një burim e ka konfirmuar lajmin për “People” duke thënë se ata nuk janë më bashkë.
Thashethemet se ata ishin në lidhje së bashku filluan në muajin shkurt. Bad Bunny dhe Kendall u panë shumë herë se bashku gjatë vitit dhe u raportua se romanca u forcua gjatë marsit pasi shkuan bashkë për kalërim si dhe ndoqën festivalin “Choachella”.
Ata gjithashtu shijuan pushimet bashkë në Idaho përgjatë verës.
“Definitivisht duken shumë të dashuruar dhe shumë serioz”, pati thënë një burim.
Gjatë shtatorit supermodelja dhe muzikanti ishin prezent në rreshtat e parë të pasarelave të javës së modës në Milano të Italisë.
Pastaj ata bënë edhe një kampanjë marketingu për brendin gjigand të veshjeve “Gucci”.
