Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bunny pyetet për lidhjen me Kendall Jennerin, thotë se disa gjëra do t’i mbajë “private”

Reperi Bad Bunny u është përgjigjur zërave se po del me Kendall Jennerin dhe këmbënguli se dëshiron ta “mbrojë” jetën e tij personale

Bad Bunny dëshiron ta “mbrojë” jetën e tij personale. Është raportuar se ai është i lidhur me Kendall Jennerin.

Reperi 29-vjeçar e aktori iu ka adresuar zërave se po del me modelisten 27-vjeçare, Kendall Jenner, raporton “FemaleFirst”.

Ata janë parë së bashku në publik disa herë këtë vit, por Bunny po qëndron i rezervuar.

Ai i tha revistës “Rolling Stones”: “E di që diçka do të dalë. E di që njerëzit do të thonë diçka. Njerëzit dinë gjithçka për mua, kështu që çfarë më mbetet mua për të mbrojtur? Jeta ime private, jeta ime personale”.

I pyetur nëse ka ndonjë gjë që ai dëshiron të sqarojë në lidhje me statusin e tij të marrëdhënies dhe romancën me Kendall, ai këmbënguli se dëshiron t’i mbajë private disa pjesë të jetës së tij.

Edhe Raportohet se Kendall Jenner është ndarë nga Bad Bunny Showbiz Raportohet se Kendall Jenner është ndarë nga Bad Bunny

Ai shtoi: “Kjo është e vetmja përgjigje. Në fund të fundit, e vetmja gjë që kam si pasuri është privatësia ime”.

Kur bëhet fjalë për interesimin e madh për jetën e tij personale Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio – pranoi se adhuruesit e tij do të jenë "gjithmonë" të etur” që të dinë më shumë.

Ai tha, gjithashtu, se si do të vazhdojë jetën e tij pa u ndikuar nga këto gjëra, pavarësisht se adhuruesit do të duan gjithnjë më shumë për të ditur rreth jetës së tij.

Muajin e kaluar, një burim i tha “US Weekly”: “Ajo ndihet sikur ai është pakoja e plotë dhe e trajton atë si një zotëri të vërtetë”.

Kendall Jenner më parë kishte dalë me yjet e NBA-së si Blake Griffin, Ben Simmons, dhe Devin Booker. Ajo adhuron besimin që i jep reperit dhe ata kënaqen duke kaluar kohë së bashku.

Edhe Ndahen Kendall Jenner dhe Bad Bunny Showbiz Ndahen Kendall Jenner dhe Bad Bunny

“Ata po kalojnë një kohë të shkëlqyer së bashku dhe ajo e çmon se ai shkon mirë me të gjithë miqtë e saj”, tha një burim.

Ndër të tjera ky burim gjithashtu ka theksuar se ata plotësojnë njëri-tjetrin në kaq shumë nivele dhe ajo po kënaqet duke e njohur atë më mirë çdo ditë.