Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kelly Clarkson është zyrtarisht e shkurorëzuar

Foto: AP/Associated Press

Ka përfunduar procesi i shkurorëzimi i këngëtares, Kelly Clarkson, nga bashkëshorti Brandon Blackstock.

Sipas dokumenteve të siguruara nga portali “The Blast”, ylli 39-vjeçar i muzikës do të duhet t’ia paguajë një shumë prej 1.3 milionë dollarësh ish-burrit të saj, si dhe 45 mijë dollarë në muaj pagesë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River Rose dhe Remington Alexander.

Tutje, ish-çifti i njohur i showbizit është pajtuar që ta ndajnë kujdestarinë e fëmijëve, ani pse River dhe Remington do të jetojnë në shtëpinë e Clarksonit në Los Angeles.

Një tjetër kusht i marrëveshjes është që të dy fëmijët të vaksinohen kundër COVID-19, pasi atyre do t’u duhet të udhëtojnë jashtë shtetit për ta takuar babanë e tyre, i cili aktualisht jeton në fermën e ish-çiftit në Montana.

Edhe pse te dyja pronat e tyre në Montana do t’i takojnë këngëtares së famshme, 45-vjeçari Blackstock do t’ia paguajë yllit të hitit “Since U Been Gone” një shumë prej 2 mijë dollarësh në muaj, për qëndrimin e tij në këtë fermë deri në qershor të këtij viti.

Ndërkaq, fituesja e shout “American Idol” dhe anëtarja e emisionit muzikor “The Voice”, përveç shumë prej 1.5 milionë dollarëve dhe 45 mijë dollarëve për mbështetjen e fëmijëve, do të duhet t’ia paguajë ish-burrit të saj edhe 115 mijë dollarë ekstra për alimentacion. Ajo është e obliguar ta kryej këtë pagesë deri më 31 janar të vitit 2024.

Edhe Kelly Clarkson po e rimerr veten pas ndarjes nga bashkëshorti Showbiz Kelly Clarkson po e rimerr veten pas ndarjes nga bashkëshorti

Kelly Clarkson bëri kërkesë për shkurorëzim nga Brandon Blackstock në qershor të vitit 2020, pas shtatë vjetësh martesë. Në korrik të vitit të kaluar, këngëtarja bëri kërkesë gjyqësore që të shpallet zyrtarisht e shkurorëzuar, me arsyetimin se që të dy e meritojnë shansin për ta ndërtuar një jetë të re.

{gallery}