Kelly Clarkson po e rimerr vetën pas ndarjes nga bashkëshorti, Brandon Blackstock.
Këngëtarja e famshme amerikane ishte detyruar nga një gjyqtar i Qarkut në Los Anxhelos që t’i paguajë ish-bashkëshortit pothuajse 200,000 dollarë në muaj në kuadër të mbështetjes martesore dhe mbështetjes për fëmijët që kanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKelly dhe Brandon kanë së bashku dy fëmijë, River Rose dhe Remington Alexander.
Pavarësisht dëmeve që i janë bërë xhepit të saj, burime të afërta me këngëtaren kanë bërë të ditur se ajo tashmë është mirë dhe po mundohet shumë që ta lë prapa divorcin.
“Kelly është shumë mirë. Ajo po bëhet më mirë dhe po vazhdon. Ajo po e shijon ndjenjën që fëmijët do të jenë më të shumicën e kohës dhe po kënaqet në shoqërinë e tyre”, ka thënë për People, burimi i afërt me këngëtaren 39-vjeçare.
Kelly ishte ndarë nga Brandon në qershor të vitit të kaluar, ndërkohë që tek muajin e kaluar, gjykatësi ka nënshkruar obligimet post-martesore të çiftit ndaj njëri-tjetrit.
Sipas marrëveshjes, Kelly është e obliguar të paguajë 150,000 dollarë në muaj për ish-bashkëshortin dhe 45,601 dollarë për fëmijët e saj.