Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Clarkson kërkon nga gjykata që të shkurorëzohet zyrtarisht

Kelly Clarkson ka kërkuar nga gjykata ta deklarojë të shkurorëzuar ligjërisht nga ish-burri i saj, Brandon Blackstook.

Dokumentet ligjore të paraqitura nga avokati i këngëtares në gjykatën e Los Anxhelosit të enjten apelojnë që gjykata të nënshkruajë zyrtarisht divorcin e saj.

Në një deklaratë në gjykatë, Clarkson arsyetoi se ajo dhe Blackstock "të dy meritojnë mundësinë për të ndërtuar një jetë të re".

Clarkson, 38 vjeç, bëri kërkesë për divorc në qershor të vitit 2020 pas shtatë vjet martese. Procedurat e divorcit janë duke vazhduar.