Para se të organizonte fjalimin në New York, Kelly Clarkson ka pranuar të jetë "e vetmuar" në Los Anxhelos pas shkurorëzimit të saj nga Brandon Blackstock.
Këngëtarja e hitit 'A Moment Like This', 41 vjeç, kërkoi divorcin nga ish-partneri i saj 46-vjeçar në qershor të vitit 2020 pas gati shtatë vjetësh martesë, gjë që shkaktoi një betejë të ashpër për ndarje. Kelly thotë se tani është e lumtur që po zhvendos “talk shoun” e saj të vetëtitulluar në New York pasi gjeti jetën në Los Angeles duke u izoluar pas ndarjes, sidomos gjatë pandemisë.
Duke iu referuar shkurorëzimit të saj, ajo tha në emisionin televiziv “Sot” në Amerikë: ”Mendoj se Covid vuri në dukje shumë gjëra. Shumë prej nesh nuk e shfrytëzuan atë periudhë për të ndërmarrë hapa të mirë për marrëdhëniet në çift".
Gjithashtu ajo ka thënë se nuk i ka pëlqyer jetesa në Los Angeles. Siç thotë ajo, Los Angelesi nuk ishte vendi ideal për të pasi jetoi atje për dy dekada.
Ajo gjithashtu u shpreh se i dukej vetja pak e vetmuar pasi që familja e saj jetonte pak më larg. Por kjo vetmi nuk është për shkak se i duhej një partner porse i mungonte familja.
"Erdha këtu në New York dhe po mendoja se pse nuk kam jetuar më parë këtu? Po tash e di pse: ish-it tim nuk i pëlqen të jetojë në një qytet të tillë. Unë fjalë për fjalë thirra një nga kokat (NBC) dhe isha si 'Dëgjo, jeta ime ka qenë një zjarr në shportë dhe unë jam me të vërtetë e pakënaqur në LA dhe nuk e di nëse do të vazhdoj në LA. Cilat janë mendimet të shpërngulemi ndoshta në New York".
Ajo tha se dy fëmijët që kishte me Brandon, vajzën nëntëvjeçare River dhe djalin Remington, shtatë vjeç, mbështetën vendimin e saj për t'u transferuar në New York.
Kelly dhe Brandon nuk arritën një zgjidhje deri në dy vjet pasi ajo kërkoi divorcin.
Këngëtarja i tha prezantuesit Glennon Doyle, 47 vjeç, në podcastin 'We Can Do Hard Things' se si ajo u ndie më mirë pas ndarjes: “Mund të them se pas divorcit jam një nënë shumë më e mirë. Sepse mendoj se kur je i sinqertë me veten, je në gjendje të jesh i sinqertë me të tjerët".