Këngëtarja Katy Perry po planifikon ta lansojë një dokumentar të ri i cili fokusohet në disa prej momenteve më të rëndësishme dhe interesante të jetës së saj.
Dhe për këtë projekt, Perry thotë se është inspiruar nga kolegia e saj e shndërruar së fundmi edhe në mikeshë të mirë, Taylor Swift, transmeton Koha.
Ylli i muzikës pop e cila sapo e ka lansuar albumin e saj të pestë të incizuar në studio, “Smile”, ka mbledhur xhirime nga koha e kaluar në studio incizuese dhe koncertet e shumta si pjesë e turneut të saj, prej lansimit të albumit të saj të kaluar me titull “Witness”.
“Fillimisht mendova t’i publikoja disa prej këtyre pamjeve nga prapaskenat, por me kalimin e kohës, gjërat sa shkonin duke u bërë më interesante. E them këtë sepse mendoj që periudha e realizimit të albumit ‘Witness’, ka qenë një prej kapitujve më interesant dhe të rëndësishëm të jetës sime, dhe ende nuk ka përfunduar tërësisht. Pra kam xhirime të shumta dhe të jashtëzakonshme, sepse unë vazhdimisht i dokumentojë momentet më të rëndësishme”, citohet të ketë thënë Perry për “The Daily Star”.
Tutje, ylli i hitit “Firework” ka shpjeguar se në realizimin e këtij projekti filmik është inspiruar nga “Miss Americana”, dokumentari intim i Taylor Swiftit i cili ishte lansuar në platformën Netflix, në fillim të këtij viti.
Katy Perry para pak ditësh e solli në jetë fëmijën e parë me të fejuarin, Orlando Bloom. Vajzën çifti e ka pagëzuar Daisy Dove, derisa së fundmi kanë bërë të ditur se miqve të afërt dhe familjarëve të tyre, fëmijën po ua prezantojnë përmes aplikacionit “FaceTime”.