Ylli 35-vjeçar i muzikës, Katy Perry, e cila është në pritje të fëmijës së parë në të fejuarin, Orlando Bloom, e ka pranuar se po përballet me disa sfida të rënda gatë kësaj shtatzënie, si dhe ka treguar se vetizolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit e ka bërë të jetë “falënderuese” për shumë gjëra, transmeton Koha.
Duke folur për emisionin e prezantuesit të “American Idol”, Ryan Seacrest, këngëtarja tha: “Kam dëshira ushqimore të cilat nuk mundem domosdoshmërish t’i përmbush, por gjithashtu ka shumë gjërat për të cilat jam falënderuese gjatë kësaj periudhe,” citohet të ketë thënë Perry.
Ylli i hitit “Dark Horse” e kishte bërë publik lajmin e shtatzënisë përmes lansimit të videoprojektit të ri muzikor me titull, “Never Worn White”, ku ajo shfaqej me barkun e fryrë.
Më vonë, Perry e kishte konfirmuar lajmin përmes një videoje të postuar në Instagram, ku zbuloi se nga gëzimi i madh e kishte pasur shumë të vështirë ta mbajë të fshehur lajmin e shtatzënisë.
Katy Perry dhe Orlando Bloom, aktualisht po qëndrojnë të vetizoluar së bashku në shtëpi, ku po provojnë të ushqehen shëndetshëm dhe të ushtrojnë vazhdimisht, deri në tejkalimin e kësaj pandemie.
Këngëtarja ka thënë se shpreson që situate e shkaktuar nga koronavisuri do të qetësohet deri në kohën kur të lindë fëmija, që është vera e këtij viti. Ajo po mundohet të mos stresohet shumë rreth procesit të lindjes, por definitivisht është diçka që i rri në mendje vazhdimisht.