Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katie Price me probleme pas ndërhyrjeve plastike të reja

Starleta Katie Price, 42 vjeç, ka probleme me të dashurin e saj më të ri Charles Drury. Çifti po kalon nëpër një periudhë krize, sepse Katie nuk mund të ketë marrëdhënie seksuale për shkak të një operacioni plastik që e bëri kohët e fundit, raporton “The Sun”.

“Lëkura e saj është shumë e ndjeshme dhe penjtë mund të këputen lehtë. Ajo dëshiron të argëtohet me Charlesin, por aktualisht po sillet si një 'zonjë e vjetër', sepse brengoset se do të këputen penjtë”, – tha një burim për mediat e huaja.

Image

Katie është në kolaps të plotë pas operacionit të fundit plastik, shkruan KOHA Ditore. Siç tha edhe vetë, ajo nuk mund të shikohet në pasqyrë, aq keq i duket vetes.

“Kur shkon në fotografime, ajo u kërkon fotografëve profesionistë t’i rregullojnë qepjet dhe mbresat e saj. Njëkohësisht, atë e frustron fakti që plagët po i shërohen kaq gjatë”, - thotë burimi.

Starleta kohët e fundit e zvogëloi madhësinë e gjoksit dhe iu nënshtrua tërheqjes së fytyrës dhe syve. Ajo e shokoi publikun me një video në të cilën është plot me fasha që ia mbulojnë plagët.

Image

“Jam shumë e emocionuar. Më në fund do të jem në gjendje të vesh rroba në të cilat nuk ndjehem e trashë për shkak të gjoksit të madh”, – tha Katie krenare.