Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Falimenton Katie Price, i ka shpenzuar të gjitha paratë në kirurgji plastike

Ish-modelistja dhe starleta Katie Price (41) ka shpenzuar para në mënyrë të pakontrolluar dhe tani ka deklaruar falimentim, shkruan “Daily Mail”. Ajo thuhet se e ka shpenzuar një pasuri me vlerë prej 45 milionë funtesh.

Ajo jetoi në luks. Ka shpenzuar shuma të mëdha parash për blerje, artikuj të brenduar, pushime luksoze dhe operacione të shumta plastike. Tani i ka ardhur momenti “ta paguajë”, shkruan KOHA Ditore. Katie i ka afro 1 milion dollarë borxh, të cilat duhet t’i shlyejë. Gjykata do ta caktojë një komisioner për ta shitur pronën e saj, duke e përfshirë një shtëpi me vlerë prej 2 milionë funtesh.

Ajo ka borxh para për hipotekë, ndërsa ngrohjen në muaj e paguan 2 000 funte, sepse nuk e fik fare. Ajo gjithashtu i paguan ndihmëset shtëpiake, kopshtarët, dadot dhe rregullisht shkon për operacione plastike, të cilat janë të shtrenjta.

Kostot shtesë përfshijnë manikyrin, pedikyrin, parukerinë dhe masazhet e saj çdo të dytën ditë. Për momentin, të ardhurat e saj të vetme janë nga show i saj televiziv “My Crazy Life” dhe promovimi i produkteve për humbje të peshës në mediat sociale.

Në tetë muajt e fundit ajo ka qenë në gjashtë udhëtime, përfshirë Spanjën, Belgjikën dhe Tajlandën, dhe e ka rinovuar vilën.