Showbiz

Mariah i ka paguar operacionet me kartela të huaja

Këngëtarja Mariah Carey (49) është kthyer në qendër të skandalit. Siç shkruan “Daily Mail”, Mariah e ka përdorur kartën e kreditit të asistentes së saj për t’i paguar dhe fshehur operacionet plastike dhe shopingun e shpeshtë.

“Mariah nuk donte që njerëzit ta dinin se sa shpenzon për shoping dhe sa në të vërtetë i ka pasur operacionet estetike, kështu që kostot i kishte ngarkuar në kartelën e ish-asistentes Lianna apo ish-menaxheres Stelle. Ajo e ka Amexin e saj, por ekipi i saj ia lejon që ajo ta ketë vetëm një kartelë, sepse shpenzon shumë para dhe të gjitha (kartelat) ia anulonin”, - tha një anëtar i ekipit të këngëtares për mediat e huaja.

Megjithatë, Mariahs nuk i mjaftoi vetëm një person për t’i blerë të gjitha për të, por më shumë, shkruan KOHA Ditore.

“I gjithë stafi i saj, duke përfshirë rojat dhe dadot, duhet të merrnin diçka për të me kartelat e tyre, dhe pastaj ajo ua kthente paratë. Edhe për gjërat si McDonald's për fëmijë. Ajo kurrë nuk ua jepte paratë atyre paraprakisht”, - thotë burimi.

Mediat e huaja hasën në një dokument në të cilin shkruan se sa ka shpenzuar Mariah në operacionet plastike, për të cilat ajo pretendon se kurrë nuk i kishte bërë. Në fillerët për vithe ajo i ka shpenzuar 10.000 dollarë, trajtimin laserik të indit dhjamor 4.800 dollarë, në liftingun ultrazanor të qafës dhe mjekrës 8.900 dollarë dhe në trajtimin e kofshëve 7.900 dollarë.

Mariah është aktualisht në gjykim me ish-punonjësen Lianna Shakhnazaryan (36 vjeç), sepse i detyrohet rreth 600 mijë dollarë dhe e ka fyer në baza racore. Këngëtaren e kishte paditur edhe ish-menaxherja Stella Bulochnikov, e cila pretendon se Carey drogohet dhe se i detyrohet asaj për honoraret e saj. Ato në fund e arritën një marrëveshje.