Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Starleta në telashe, ka borxh 130.000 dollarë për shtëpinë

Pak më shumë se një muaj më parë, starleta dhe reality ylli britanik Katie Price (41) njoftoi se dëshironte ta rinovonte ‘rezidencën e saj të pështirë’ siç e quante shtëpinë e saj. I rrëzoi muret, i largoi dekorimet dhe i ngjyrosi të gjitha me ngjyra neutrale. Megjithatë, shpenzimet e rregullimit dolën jashtë kontrollit. Price kishte frikë se nuk do të kishte mjete të mjaftueshme për ta përfunduar rregullimin.

Katie i shokoi më parë fansat e saj pasi që ua tregoi atyre një video turne nëpër shtëpinë e saj. Kjo video u postua në YouTube, shkruan KOHA Ditore. Në dysheme ajo kishte shumë rroba, gjithçka ishte rrëmujë ndërsa tha se po ‘përpiqej’ ta pastronte shtëpinë. Megjithatë, ajo mburrej se më në fund e kishte 'sjellë' shtëpinë në rregull, shkruan Daily Mail.

Ajo largoi gjithçka që nuk i duhej dhe tha që shtëpia e saj tani është më në fund e gatshme për mobile dhe qilim të ri. Ajo e bëri këtë pasi që i thanë se do të duhet ta shiste shtëpinë nëse nuk kishte kontroll në të. Ajo e bleu shtëpinë në vitin 2014, por raportohet se e ka një prapambetje prej 130,000 dollarë për ta shlyer hipotekën me borxhe deri në 890,000 dollarë.

Në fund të nëntorit ajo deklaroi falimentimin, por një vendim i gjykatës nënkuptonte që pronari duhej ta shiste pasurinë, përfshirë edhe vetë shtëpinë.

Starleta përndryshe njihet për operacionet e saj të shumta estetike. Katie dëshiron të duket si një 'kukull e përsosur njerëzore'. Ajo e ka korrigjuar veten disa herë, ndërsa herën e fundit ajo u fut nën brisk në Stamboll. Atje, ajo madje e bëri një video të sponsorizuar për klinikën, ku e bëri ndërhyrjen estetike, por në vend që të tërhiqte klientë, ajo vetëm sa i tmerroi.

Edhe Falimenton Katie Price, i ka shpenzuar të gjitha paratë në kirurgji plastike Showbiz Falimenton Katie Price, i ka shpenzuar të gjitha paratë në kirurgji plastike

Katie pastaj i zvogëloi gjinjtë dhe shkoi për tërheqje të fytyrës dhe syve. Starleta në video është plot me fllasterë të cilët ia mbulojnë plagët. Ajo mezi mund t’i hapte sytë dhe gojën, por si ‘problem’ kryesor e citonte gjoksin.

“Nuk isha e lumtur me gjoksin tim për një kohë të gjatë. Vendosa ta zvogëloj. Të gjithë do të shokohen nga ky vendim. Kur isha më e re, nuk kisha gjoks fare, ndërsa më vonë u bëra e popullarizuar për shkak të tij”, - tha Katie.