Starleta Katie Price (41) është përballur me komente negative pasi që të premten i kishte mbathur vajzës së saj pesëvjeçare këpucë me taka.
Në rrjetet sociale ajo e postoi një fotografi ku pozon me të dhe tre fëmijët e tjerë të saj, shkruan KOHA Ditore. Por vëmendja e ndjekësve të saj u fokusua në këpucët ngjyrë rozë të vajzës së saj Bunny (5).
“Pse ai fëmijë mban Stiletto?”, “Ka mbathur taka Bunny?”, – janë këto vetëm disa nga komentet poshtë fotografisë. Katie nuk iu përgjigj komenteve.
Starleta përndryshe njihet për operacionet e saj të shumta estetike. Katie dëshiron të duket si një 'kukull e përsosur njerëzore'. Ajo ka bërë ndërhyrje korrigjuese disa herë, ndërsa herën e fundit që iu nënshtrua briskut kirurgjikal ishte në Stamboll. Atje, ajo madje e bëri një video sponsorizuese për klinikën ku e bëri ndërhyrjen estetike, por në vend që të tërhiqte klientë, ajo i tmerroi ata.
Katie me këtë rast e zvogëloi gjoksin dhe e tërhoqi fytyrën dhe sytë. Starleta në video është e mbushur me fasha të cilat ia mbulojnë plagët. Ajo mezi që mund t’i hapë sytë dhe gojën, por thekson se gjoksi është 'problemi' kryesor.
-
Starleta në telashe, ka borxh 130.000 dollarë për shtëpinë
-
Katie Price me probleme pas ndërhyrjeve plastike të reja
-
Cardi B ndryshon mendje për ndërhyrje kirurgjike në trup
-
Ice Spice kritikohet për veshjen provokuese në premierën e filmit për fëmijë
-
Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan