Showbiz

Kate Winslet thotë se e dinte që bashkëshorti i saj i tretë ishte shpirti i saj binjak

Kate Winslet

Kate Winslet

Foto: Associated Press

Kate Winslet e dinte se burri i saj ishte shpirti i saj binjak kur ai e shpëtoi atë dhe vajzën e saj nga një zjarr në ishullin e xhaxhait të tij, Sir Richard Branson.

Aktorja e "Titanic", 47 vjeç, u martua me Ned Rocknroll 12 vjet më parë, dhe tani ajo ka treguar se si ajo u dashurua me të, disa ditë pasi u takuan në ishullin Necker të Sir Richard në Ishujt e virgjër britanikë.

Kate ishte atje me vajzën e saj aktore Mia, 23 vjeç, kur një stuhi goditi, duke bërë që shtëpia në të cilën po qëndronin të merrte flakë.

Tani Kate, nënë e tre fëmijëve ka rrëfyer se ishte Ned ai që i ndihmoi të shpëtonin.

“Ishte shumë e qartë për mua se ky ishte personi që duhej ta ndiqja gjatë gjithë jetës. Dhe unë ende ndihem pikërisht kështu edhe tani”, ka thënë Kate për The Daily Telegraph.

“Ned kujdeset për të gjithë. Ai është i mrekullueshëm. Ne fjalë për fjalë e bëjmë jetën së bashku, e bëjmë vërtet”, është shprehur Kate.

Aktorja ka djalin Bear, 10 vjeç me Ned, dhe i ka vënë emrin e dytë Blaze si një referencë për dramën e zjarrit.

Kate ka vajzën Mia me burrin e saj të parë Jim Threapleton, 50 vjeç, dhe gjithashtu ka djalin Joe, 20 vjeç, me burrin e saj të dytë, regjisorin 59-vjeçar Sam Mendes.