Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West vazhdon lutjet për tu rikthyer me Kimin

Kanye West po vazhdon të ketë shpresë për rikthimin me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian West.

Në një video pesë-minutëshe të titulluar “Lutja e Falënderimeve”, të postuar në llogarinë e tij në Instagram, reperi 44-vjeçar i cili tashmë e ka ndërruar ligjërisht emrin në Ye, ka thënë se ajo për çka është më së shumti falënderues për këtë vit, është familja e tij.

Në videon ku në prapaskenë dëgjohet duke kënduar një kor, West flet rreth gjërave që e bëjnë të lumtur dhe pendesave të tij. Si pendesë ai përmend kandidimin për president të SHBA-së vitin e kaluar, siç thotë “pa përgatitjen e duhur dhe pa aleatë në asnjërën anë”.

Ndërkohë, derisa flet për fëmijën e tij më të vogël që e ka me Kim Kardashian, Psalm 2 vjeç, Kanye thotë se ai është përzierje e dy gjërave të tij të preferuara: atij dhe fytyrës së gruas së tij.

“Krejt çka mendoj çdo ditë është se si ta kthej prapë familjen tim, dhe si ta shëroj dhimbjen që kam shkaktuar. Unë marr përgjegjësi për veprimet e mia”, ka thënë Ye në këtë video.

Reperi i hitit "Gold Digger" vazhdoi të pranonte shumë nga "gabimet" e tij, që nga mënyra se si u "lartësua" nga alkooli, deri tek mënyra sesi familja e tij duhej të "duronte" "episodet" e tij maniake, duke iu referuar çrregullimit të tij bipolar.

“Kam kaluar në një episod maniak në vitin 2016, dhe jam vënë nën mjekime të rënda. Që atëherë, unë vazhdova dhe i lashë ilaçet që më lanë të ndjeshëm ndaj episodeve të tjera, të cilat gruaja ime, familja ime dhe fansat janë dashur t’i durojnë”, ka vazhduar të flasë Kanye.

Edhe Kanye West ende mendon për karrierë politike Showbiz Kanye West ende mendon për karrierë politike

Kim Kardashian West ka kërkuar divorcin nga Kanye, në shkurt të këtij viti. Ata kanë së bashku 4 fëmijë.

Tani spekulohet që Kim është në lidhje me aktorin, Pete Davidson, me të cilin është parë duke ecur dorë për dore rrugëve të Los Anxhelosit.