Kim Kardashian West insiston se asnjë këshillë martesore apo përpjekje për ribashkim, nuk mund ta shpëtojë martesën e saj me Kanye Westin.
Ylli i shout “Keeping Up With the Kardashians”, bëri kërkesë për shkurorëzim nga reperi i famshëm në shkurt të këtij viti, dhe pavarësisht lutjeve të tij të fundit publike për ribashkimin e tyre, bukuroshja 41-vjeçare pak ditë më parë dorëzoi dokumente shtesë në gjykatë duke kërkuar që procesi të përshpejtohet, në mënyrë që ajo të shpallet ligjërisht beqare.
Themeluesja e brendit “Skims” e cila i ka fëmijët, North, Saint, Chicago dhe Psalm, me ish-bashkëshortin Kanye West, po kërkon ta arrijë një zgjidhje të shpejtë dhe shoqërore të ndarjes së tyre. Gjithashtu dëshiron që çështjet e pasurisë dhe kujdestarisë së fëmijëve të trajtohen veçmas.
Në dokumentet gjyqësore të siguruara nga revista prestigjioze, “People”, Kim insiston se martesa e saj me yllin e hitit “Stronger” nuk funksionon më.
“Nuk ka dyshim se martesa mes dy palëve nuk funksionon më. Kardashain nuk dëshiron të ribashkohet me Westin dhe kërkon që martesa e tyre të përfundojë. Dallimet e pakthyeshme kanë bërë që lidhja mes tyre të shkatërrohet dhe nuk ka gjasa për shpëtim. Andaj ruajtja e statusit teknik martesor midis dyshes nuk i shërben asnjë qëllimi të dobishëm”.
Kardashian e cila është në lidhje dashurie me komedianin, Pete Davidson, insiston se dallimet dhe mospajtimet në martesën e saj me Westin kanë ekzistuar gjithmonë dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot, gjë që ka shkaktuar që martesa e tyre të shkatërrohet. Sipas saj, në këtë pikë asnjë këshillë martesore apo përpjekje për ribashkim, nuk mund t’ua shpëtojë martesën. Kim deklaron se që të dy e meritojnë mundësinë për rindërtimin e jetës së tyre.
-
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
-
Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West
-
Kanye West nuk i ka treguar Kimit se po martohet sërish
-
Kardashian thotë se burrat hezitojnë të lidhen me të shkaku i Kanyes
-
Kimi tregon se ndarja e kujdestarisë me Kanyen gjë e vështirë