Reperi nga Chicago, Kanye West, nuk e ka lajmëruar fare ish-gruan e tij, Kim Kardashian, për t’i treguar se po martohet sërish.
Muzikanti 45-vjeçar ishte i martuar me yllin televiziv nga viti 2014 deri më 2021, por siç duket, raporti mes tyre prej se janë shkurorëzuar nuk është edhe aq i mirë, pasi Ye nuk e ka informuar farë atë se po planifikon të kurorëzohet me, Bianca Censorin, në një ceremoni jozyrtare e cila zuri vend javën e kaluar.
“Kanye nuk i tregoi Kimit para se të martohej, kështu që ajo nuk e di nëse kjo martesë ishte e ligjshme, por po dëgjon se ishte thjesht një ceremoni jozyrtare. Megjithëkëtë, asaj nuk i intereson në asnjë mënyrë jeta personale e Kanyes dhe nuk po e mendon aspak atë”, deklaroi një burim i afërt me themeluesen e kompanisë “SMIMS”
West u fotografua për herë të parë me Biancan, e cila për disa vjet ka punuar si projektuese arkitektonike në kompaninë e tij “Yeezy”, në fillim të kësaj jave në hotelin “Waldorf Astoria” në Beverly Hills. Në fotografitë e shkrepura nga paparazit, reperi shihet me unazë në dorë, ani pse martesa nuk njihet ligjërisht sepse çifti ende nuk ka paraqitur një certifikatë kurorëzimi.
Megjithatë, sipas burimit të cituar nga mediat e huaja, Kim Kardashan, e cila i fëmijët North, Saint, Chicago dhe Psalmin me Kanyen, është indiferente për jetën personale të ish-bashkëshortit të saj, për sa kohë që ai vazhdon të fokusohet në detyrat e tij si baba.
