Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West po ndihet mirë me gruan e re Bianca Censori

Reperi amerikan, Kanye West, mendon se Bianca Censori e kupton vërtetë atë.

Ylli 46-vjeçar i muzikës dhe modës besohet se është martuar me Biancan në fillim të këtij viti, dhe vërtetë po e shijon jetën me bukuroshen 28-vjeçare.

Një burim i afërt i çiftit deklaroi për revistën “Us Weekly”: “Gjërat nuk kanë si të jenë më mirë për Kanyen dhe Biancan. Ata janë shumë mirë me njëri-tjetrin. Ai ndihet se më në fund e ka takuar dikë që e kupton për personin që është”.

Bianca Censori ka shërbyer si projektuese arkitektonike për kompaninë “YEEZY” që nga viti 2020, dhe Kanye mendon se ata punojnë shumë mirë së bashku.

“Bianca e komplimenton Kanyen në shumë forma dhe atij i pëlqen fakti se mund të punojnë së bashku në projekte të ndryshme. Ai i vlerëson dhe respekton mendimet e saj, edhe kur nuk pajtohen për diçka. Ajo vërtetë po e mban Kanyen me këmbë në tokë dhe ai po ndihet më mirë se kurrë”.

Edhe West në këngën e re thotë se është ndarë nga Censori: Ajo iku nga unë Showbiz West në këngën e re thotë se është ndarë nga Censori: Ajo iku nga unë

Ndërkohë, ish-bashkëshortja e reperit, Kim Kardashian, së fundmi e kritikoi atë publikisht në shoun “The Kardashians”. Ylli 42-vjeçar i televizionit dhe themeluesja e kompanisë “SKIMS”, e cila ishte e martuar me Westin nga viti 2014 deri më 2022, e akuzoi atë për shkelje të besimit duke i shpërndarë bisedat e tyre private në rrjetet sociale.

Ish-çifti i ka katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm.