Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

West me urim të veçantë në ditëlindjen e partneres së tij

Kanye West ka festuar ditëlindjen e partneres së tij, Bianca Censori.

Reperi 46 vjeç, ndau një urim të përzemërt në Instagram për Biancan në ditëlindjen e saj dhe e lavdëroi atë duke i thënë se është një “njerkë e mrekullueshme” dhe një “muzë ikonike”.

Ai ka thënë se Bianca ishte aty “kur gjysma e botës ia kishin kthyer shpinën”.

“Të dua shumë, faleminderit që ndave jetën me mua”, ka përfunduar ai.

Raportohet se reperi u martua me Biancan në një ceremoni intime në janar të vitit 2023, sipas TMZ. Megjithatë, mediat vunë në dukje gjithashtu se çifti nuk duket se ka ende një certifikatë zyrtare martese, megjithëse West është parë duke mbajtur një unazë martese.