Gruaja e reperit të mirënjohur Kanye West, Bianca Cencori po eksperimenton me stilin e saj të veshjeve.
Ajo ka bërë që mediat britanike ta vendosin në kryetitujt e tyre gjatë javës së modës që po zhvillohet aktualisht në Londër.
Bianca ka veshur disa kombinime që kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve të modës që nga udhëtimi i saj me Kanyen që patën në Evropë së fundmi.
Bianca e cila thuhet se u martua me West në një ceremoni jo legale u shfaq në sfilatën e brendit Mowalala. Ajo në atë ngjarje kishte veshur një kostum të bardhë të bërë me grep që i ngjante si rroba banje njëpjesëshe. Kostumi ishte shumë i hapur dhe i la pak imagjinatës pasi trupi i saj ekspozohej gjithandej.
Arkitektja 28-vjeçare me këtë veshje mbante paruke të bardhë të madhe e cila i mbulonte gati gjithë fytyrën. Ajo dukjen e kishte përfunduar me një palë sandale të tejdukshme të cilat lejonin që vëmendja të ishte te veshja.
Edhe
Kanye West shpërndan fotografi gati nudo të gruas, veprimi cilësohet skandaloz
Përderisa të afërmit e Biancas po shqetësohen për dukjen e saj, të tjerë thonë se Kanye dëshiron ta shndërrojë Biancan në një version të radikalizuar të ish gruas së tij Kim Kardashian.
Mediat po e quajnë këtë përpjekje si “Kim 2.0”.
Një burim i brendshëm i ka thënë DailyMail se Bianca po kalonte mirë gjatë ngjarjes së modës.
“Ajo po kalonte shumë mire aty”, ka thënë burimi.
Reperi Kanye dhe muza e tij Bianca kaluan pothuajse gjithë verën në Itali duke u shfaqur në stilet e tyre kontraverse.
Ata u “dëbuan” nga kompania e taksive të ujit në Venecia pasi Kanye gjatë lundrimit me ta ekspozoi të pasmet.
Kanye West po ndihet mirë me gruan e re Bianca Censori
Pas Venecias çifti vizitoi Berlinin e Gjermanisë ku Bianca u shfaq në një veshje shumë provokative. Veshje kjo e cila përbëhej e gjitha nga materiali i transparent i geteve ku shihet duke e mbuluar pjesën e përparme të trupit me një jastëk.
{gallery}