Reperi kontrovers Kanye West ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi gati nudo të gruas së tij Bianca Censori, raporton TMZ. Postimet janë pritur me kritika të shumta. Fansat e kanë cilësuar skandaloz veprimin e reperit.
Të martën më 2 janar, West postoi seri imazhesh ku shihet partnerja e tij, arkitektja australiane Censori e veshur me të brendshme që mbulojnë fare pak trupin e saj.
“Pa pantallona sivjet”, ka përshkruar West fotografinë e parë, duke ju referuar trendit të veshjes “pantless” - që do të thotë pa pantallona.
Reperi dhe arkitektja, të cilët u martuan fshehurazi në një ceremoni private më 20 dhjetor 2022, shpërndanë edhe dy foto të tjera në Instagramin e reperit ku Censori ekspozohet gati në tërësi.
Shumë fansa u treguan të shqetësuar duke komentuar nëpër këto postime.
Edhe
West në këngën e re thotë se është ndarë nga Censori: Ajo iku nga unë
“Kanye kthehu kah Jezusi”, ka shkruar një fans. “Kanye të lutem mos posto këso gjërash”, e ka lutur një tjetër adhurues reperin. “Trajtoje me pak respekt. Këto foto s’ka nevojë t’i shohë e gjithë bota. Kjo nuk është as modë”, ka shkruar një tjetër fanse ndër shumë e shumë të tjerë që e kritikuan për të keq reperin.
Fansat gjithashtu kanë shkruar se Westi duhet të jetë shembull më i mirë për vajzat e tij të vogla.
Këtë mënyrë të veshjes, Cencori e ka shfaqur edhe nëpër udhëtimet që bëri gjatë vitit të kaluar bashkë me Westin. Të dy morën kritika të mëdha pasi Censori shfaqej nëpër rrugë pothuajse lakuriq duke mbuluar vetëm disa pjesë të trupit të saj me anë të një jastëku e me anë të një ariu lodër.
Foto:
{gallery}
Edhe
Dyshohet se Kanye West sulmoi një person: Pretendon se ia sulmoi seksualisht gruan
LEXO EDHE: