Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kanye West kritikohet për këngën që përmban mesazhe antisemitike

Reperi i njohur Kanye West ka lansuar këngën e tij të re “Vultures” të mërkurën, e cila përmban mesazhe antisemitike, raporton Daily Mail.

Tani, reperi është kritikuar edhe më shumë pasi së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Ty Dolla $ign, reperin Chris Brown, Bump J dhe të tjerë janë parë në një festë në Dubai ku shihet duke vallëzuar me të njëjtën këngë.

VIDEO:

 

Në një video grupi shihet duke kërcyer e festuar me këngën që dëgjohet me zë të lartë vargu “How am I antisemitic, I just f****** a jewish b****”, varg ky i cili u bë shumë i përfolur.

Edhe Kanye West i kërkon falje komunitetit hebre Showbiz Kanye West i kërkon falje komunitetit hebre

“Je i neveritshëm”, ka shkruar një ndjekës pasi videoja është bërë virale.

“Turp të kesh”, ka shkruar një tjetër.

Të tjerë komentues nuk kanë mundur të përcaktohen se cila gjë është më “shqetësuese”, teksti i këngës apo vallëzimi që po bën Chris Brown.

“Chris Brown një abuzues dhe Kanye West një psikopat narcizoid që është vetëshpallur ‘tepër i mençur’”, ka shkruar një tjetër ndjekës që iu referua abuzimit që Chris i kishte bërë ish-partneres së tij këngëtares së njohur Rihanna, në vitin 2009.

Në fund të vitit të kaluar, Kanye pa karrierën e tij të shkatërrohej pas një varg shpërthimesh antisemitike.

Edhe Albumi antisemitik i Kanye West publikohet të premten, nuk dihet nga kush Showbiz Albumi antisemitik i Kanye West publikohet të premten, nuk dihet nga kush

Në tetor të vitit 2022, menjëherë pas ngjarjeve, reperi West i ka thënë prezantuesit Piers Morgan se ai kishte për qëllim vetëm të ngacmonte disa hebrenj specifikë, të cilët ai mendoi se po e shfrytëzonin.

“Prandaj e thashë. Luftova zjarrin me zjarr”, pati thënë West.

Në një intervistë me prezantuesin, Alex Jones në fillim të dhjetorit, West vlerësoi Hitlerin për “cilësitë e tij” dhe gjithashtu pohoi se “Holokausti nuk është ajo që ndodhi” dhe promovoi teorinë konspirative se zezakët janë hebrenjtë e vërtetë.

Pasojat e këtyre deklaratave ishin se reperi humbi kontratat e tij fitimprurëse me gjigandët e modës si “The Gap”, “Adidas”, “Balenciaga” e më shumë.

Ai gjithashtu u shkarkua nga ekipi i tij drejtues në “Creative Artists Agency”.

Edhe Kanye West performon para më shumë se 100,000 fansave në Stamboll Showbiz Kanye West performon para më shumë se 100,000 fansave në Stamboll

Pavarësisht polemikave, shumë nga fansat e Kanye kanë qenë të lumtur të mbështesin reperin për këngën e re.

Komente të tilla si “Dashuri për Ye” dhe “Kënaqësi të shohim Yeeee duke buzëqeshur sërish”, u postuan gjithashtu si komente të videos.