Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Albumi antisemitik i Kanye West publikohet të premten, nuk dihet nga kush

Albumi i ri i reperit të njohur kontrovers Kanye West, do të publikohet të premten, raporton The Jerusalem Post.

Albumi që do të titullohet “Vultures” do të ketë përmbajtje antisemitike në tekstet e këngëve.

Reperi ka postuar një video të shkurtër ku shihet i veshur me një bluzë të bardhë mbrapa së cilës shkruhet emri i këngës “Voulter” dhe shihet simboli i shqiponjës dykrerëshe. Ky simbol u përdor nga Gjermania naziste gjatë Holokaustit.

Gjatë fundit të vitit 2022, Kanye West, reperi që tani po përdorë nofkën “Ye”, u shndërrua në “person nongrata” në industrinë e argëtimit.

Përgjatë shumë muajve ai dha deklarata me përmbajtje antisemitike nëpër intervista të ndryshme dhe postoi statuse nëpër mediat sociale.

Edhe Kanye West i kërkon falje komunitetit hebre Showbiz Kanye West i kërkon falje komunitetit hebre

Si pasojë e kësaj ai u pushua nga pozitat që mbante si bashkëpunëtor i shumë brendeve të njohura.

Ai mbajti një festë për albumin e ri të dielën, si pjesë e panairit prestigjioz të Miamit, “Art Basel”.

Image
Image

Albumin e shkroi bashkë me bashkëpunëtorin e tij prej shumë kohësh, yllin Ty Dolla Sign si dhe artistë të tjerë të respektuar të Hollywoodit si Lil Baby e Nicky Minaj. Producent i albumit të West është Timberland, emër i njohur i industrisë muzikore.

Në këngën kryesore të albumit, që u lansua muajin e kaluar, është një varg antisemitik për të cilin West është akuzuar nga kritikët.

“How I’m antisemitic? I just f**** a Jewish Bitch/ I just f**** Scooters bitch”, ky është vargu i këngës që i referohet yllit të muzikës, hebraikut Scooter Brown.

“Në një kohë kur antisemitizmi po rritet në mbarë botën, është e neveritshme të shohësh Kanyen që edhe një herë të përdorë platformën e tij për të nxitur urrejtje kundër hebrenjve”, shkroi Liga Anti-Shpifje (Organizata kryesore kundër urrejtës në botë, mision i së cilës është të ndalojë shpifjet për popullin hebre dhe të siguroi drejtësi dhe trajtim të barabartë për të gjithë).

Edhe Kanye West kritikohet për këngën që përmban mesazhe antisemitike Showbiz Kanye West kritikohet për këngën që përmban mesazhe antisemitike

Ani pse kjo këngë nuk u bë pjesë e toplistave, albumi i ri nga West po duket se ka audiencë të madhe në shumë platforma të transmetimit, pavarësisht se me muaj është kritikuar për komentet e tij antisemitike.

Gjatë tetorit të vitit të kaluar reperi ka përdorur frazën “go death con 3” duke ju drejtuar popullit hebre, një frazë që përdoret për të nxitur dhunë.

Ai ka publikuar imazhe me simbolin e suastikës, është përleshur me disa hebrenj dhe e vlerësoi Hitlerin gjatë një interviste me Alex Jones, i cili është adhurues i teorive konspirative. Gjatë asaj interviste West pati thënë se do t’i mbajë lidhjet me brendet ani pse shprehet si antisemitist. Pastaj vërshuan shumë raportime se ai është i fascinuar nga nazizmi.

West ka vënë një kapele si të anëtarëve të “Ku Klux Klan” në festën që bëri për promovimin e albumit gjatë të dielës. Por ai kësi lloj kapele kishte vendosur edhe në videon e tij muzikore të vitit 2013 “Black Skinhead”.

Ani pse u kontaktua për të dhënë ndonjë deklaratë, zyrtarët e “Art Basel” nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Javën e kaluar një grup artistësh sollën shumë kuti të produkteve të qumështit mbi të cilat shkruheshin emrat e pengjeve Israelite. Ata këto kuti i shpërndanë nëpër shumë vende të Miamit duke përshirë edhe lokacionin ku ndodhet “Art Basel”.

Të tjerë që paraqiten në albumin "Vultures", sipas listës që po qarkullon nëpër internet, përfshijnë Bad Bunnyn, reperin portorikan që është një nga artistët më të njohur në botë, Nicki Minaj, e cila ka shitur mbi 100 milionë disqe, fituesja e Grammy Lil Baby, Freddie Gibbs, i nominuar për Grammy, reperi me ndikim Young Thug (i cili aktualisht është në gjyq për një komplot të mundshëm bandash) si dhe vajza 10-vjeçare e West, North West.

Edhe Kanye Westit po i anulohen një pas një koncertet në Evropë Showbiz Kanye Westit po i anulohen një pas një koncertet në Evropë

Në album është i përfshirë edhe Kodak Black, një reper që thuhet se u interesua për judaizmin ndërsa ishte në burg në vitin 2019 dhe dhuroi 1,000 dollarë për një sinagogë ortodokse.

Planet e West nuk kanë përfunduar ende, duke përfshirë një shfaqje të madhe të publikimit të albumit që fillimisht u planifikua të mbahej në një stadium në Itali që zë 100 mijë njerëz.
Dhe ndërsa West dhe Ty Dolla Sign thonë se albumi i tyre do të dalë të premten, është e paqartë se cila shtëpi diskografike do ta publikojë atë.
Billboard raportoi në tetor se West ishte ende duke u munduar ta shes albumin diku.