Reperi i njohur amerikan Kanye West ka premtuar se do të sjellë “paqe dhe dashuri” në festivalin Wireless në Londër, pas kritikave të forta për përfshirjen e tij si artist kryesor.
West, i njohur edhe si Ye, është përballur me reagime të ashpra për shkak të deklaratave të tij të mëparshme antisemitike. Madje, disa sponsorë si gjigandi “Pepsi” janë tërhequr nga sponzorizimi i ngjarjes, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer e ka cilësuar ftesën e tij si “thellësisht shqetësuese”.
“Qëllimi im i vetëm është të vij në Londër dhe të paraqes një shfaqje ndryshimi, duke sjellë unitet, paqe dhe dashuri përmes muzikës sime. Do të isha mirënjohës për mundësinë që të takoj personalisht anëtarë të komunitetit hebre në Britani, për të dëgjuar. E di që fjalët nuk mjaftojnë, duhet ta tregoj ndryshimin përmes veprave”, ka thënë West në një deklaratë të publikuar të martën, ka raportuar BBC.
Reperi ka qenë në qendër të polemikave vitet e fundit, pasi ka bërë komente antisemitike dhe ka shprehur admirim për diktatorit Adolf Hitler. Ai madje ka publikuar një këngë me titull “Heil Hitler” dhe ka promovuar produkte me simbole naziste.
Më vonë, ai ka kërkuar falje përmes një shkrimi në The Wall Street Journal.
Edhe
Pepsi tërhiqet nga sponsorizimi i festivalit në Londër pas reagimeve për Kanye West
“Nuk jam nazist dhe as antisemit. I dua njerëzit hebrenj”, ka shkruar ai.
West gjithashtu ka thënë se sjellja e tij lidhej me problemet e shëndetit mendor.
“Në fillim të vitit 2025, kalova një episod katërmujor maniak me sjellje psikotike, paranojake dhe impulsive që më shkatërruan jetën. Humba kontaktin me realitetin… Thashë dhe bëra gjëra për të cilat pendohem thellë. Jam i turpëruar dhe i përkushtuar ndaj përgjegjësisë, trajtimit dhe ndryshimit të vërtetë. Kjo nuk e justifikon atë që bëra”, ka thënë reperi.
Nga ana tjetër, kryeministri Keir Starmer ka reaguar ashpër.
“Është thellësisht shqetësuese që Kanye West është ftuar të performojë në Wireless pavarësisht deklaratave të tij të mëparshme antisemitike dhe lavdërimit të nazizmit. Antisemitizmi në çdo formë është i papranueshëm dhe duhet të përballet qartë dhe me vendosmëri”, ka thënë ai.
Megjithatë, organizatorët e festivalit e mbrojtën vendimin.
“Ajo që Ye ka thënë në të kaluarën është po aq e papranueshme për mua sa edhe për komunitetin hebre dhe të tjerët... Ai ka të drejtë ligjore të vijë dhe të performojë. Ne nuk po i japim një platformë për opinione, por vetëm për muzikën që dëgjohet nga miliona njerëz”, ka thënë Melvin Benn nga Festival Republic.
Ai ka shtuar se falja dhe dhënia e një shansi të dytë janë vlera që po humbin.
Edhe
Kryeministri britanik “i shqetësuar” me pjesëmarrjen e Kanye Westit në një festival në Londër
“Do t’u kërkoja njerëzve të reflektojnë dhe të ofrojnë pak falje dhe shpresë, siç kam vendosur të bëj unë”, ka thënë Benn.