Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kaley Cuoco do të jetë producente e komedisë së re për Oprah

Kaley Cuoco po kthehet në ekranin e vogël si producente e një seriali të ri në lidhje me një person që dëshiron të bëhet Oprah Winfrey.

Ylli i “Big Bang Theory” është duke e zhvilluar një komedi të re për CBS në lidhje me një femër që zhvendoset në Los Angeles nga New Jersey për ta gjetur dashurinë dhe për t’i ndjekur hapat e idhullit të saj, shkruan KOHA Ditore.

Duke e konfirmuar përfshirjen e saj në komedinë e ardhshme, një drejtues i CBS për programin e argëtimit theksoi: "Ajo na ka sjellë një projekt të ri të mrekullueshëm të quajtur Pretty, në të cilin do të interpretojë dhe do të bashkëshkruhet nga komediania Santina Muha."

Paralajmërimi është bërë të enjten në turneun veror për media 2019 Summer Television Critics Association në Beverly Hills, California.

Në Pretty do të luajë edhe aktorja dhe shkrimtarja Lindsey Kraft.

Cuoco i kaloi 12 vjet si ylli i komedisë së CBS “The Big Bang Theory”, e cila e përmbylli sezonin e fundit në maj të vitit 2019).