Ylli i muzikës country Kacey Musgraves e ka angazhuar Camila Cabellon, Lana Del Rey dhe Kendall Jenner, për t’i ndihmuar fansat që të futen në frymën festive për emisionin e saj të parë special festiv.
Këngëtarja është duke e përgatitur një performancë yjesh për emisionin e Krishtlindjeve “The Kacey Musgraves Christmas Show”, të cilin ajo e ka përshkruar si "një rimagjinim nostalgjik festiv të frymëzuar nga Wes Anderson", shkruan KOHA Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shou do të paraqitet debutimi i Glittery, duetit të ri origjinal me Troye Sivan, ndërsa Del Rey do ta këndojë versionin e saj të klasikut dimëror I’ll Be Home for Christmas, dhe Cabello do ta këndojë “Rockin' Around the Christmas Tree”.
Aktorja/këngëtarja Zooey Deschanel, ylli i R&B Leon Bridges dhe komedianët James Corden dhe Fred Armisen gjithashtu do të dalin në skenë për këtë ngjarje, e cila do të prezantohet nga Dan Levy i “Schitt’s Creek”.
The Kacey Musgraves Christmas Show do ta ketë premierën në Amazon Prime Video më 29 nëntor (19), kur gjithashtu do të dalë një tingull zanor shoqërues.