Showbiz

Mariah Carey me speciale për Krishtlindje

Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, ka sjellë para kohe frymën e Krishtlindjes, kur e lansoi të premten një speciale me temë festive dhe kolonën e saj shoqëruese zanore.

Shou i saj në “Apple TV+”, “Mariah Carey's Magical Christmas Special", përbëhet nga bisedat me mysafirë yje, përfshirë në këtë mes këngëtaren Ariana Grand, aktoren Jennifer Hudsonin, reperin Snoop Dogg dhe aktoren Tiffany Haddish.

“Gjithnjë kam dashur ta bëja një speciale, sikur të jem faktikisht duke jetuar në Polin Verior, që do të na bënte të ndiheshim kaq special, shpresoj. Kështu të paktën jam ndier unë gjatë xhirimit të tij”, ka thënë Carey, transmeton KOHA.

Në këtë speciale, të shoqëruar me muzikal dhe me performanca vallëzimi e animacione, këngëtarja do të shihet tek i del në ndihmë “mikut të saj të veçantë” – Babadimrit – në përpjekjen e tij për ta rikthyer gëzimin e festave në mes të një krize.

Në listën e plotë të të ftuarve përfshihen gjithashtu edhe aktori Billy Eichner, balerina Misty Copland dhe aktorja Mykal-Michelle Harris. E në skenë paraqiten edhe vajzat binjake të Careyit, Moroccan dhe Monroe.

Kolona zanore e speciales së Careyit është bërë e qasshme të premten, ekskluzivisht në “Apple Music”, ndërsa do të transmetohet në të gjitha platformat e tjera më 11 dhjetor.