Këngëtarja e mirënjohur, Mariah Carey përmes turneut të saj ka sjellë më herët festat e fundvitit në Los Angeles, raporton The Hollywood Reporter.
Carey performoi për dy net më radhë këngët e saj të famshme në hapësirën “The Hollywood Bowl” në Los Angeles.
Përderisa ajo po këndonte, në të dy netët në skenë u bashkëngjitën edhe binjakët e saj që i ka me ish-bashkëshortin Nick Cannon, Moroccan dhe Monroe.
Vajza e Carey, Monroe, u bashkua me nënën e saj për një duet me këngën “Jesus Born on This Day”, nga albumi festiv i Carey në vitin 1994 “Merry Christmas”. Monroe gjithashtu këndoi një versioni të këngës “Christmas Wrapping”.
Moroccan pati një paraqitje të shkurtër me këngën “Here Comes Santa Claus (Right Down Santa Claus Lane)”.
Edhe
Familja Kardashian pjesë e koncertit të Mariah Careyt
Ajo gjatë mbrëmjes këndoi edhe hitet e saj “Always be my baby”, “Dreamlover”, “Honey”, “Heartbreaker”, “ A No No”, “It’s a wrap”, “Emotions”,etj... këto pastaj u pasuan me këngën “We Belong Together” ku ajo falënderoi bashkëpunëtorin e saj Jermaine Dupri, i cili ishte prezent në publik.
Normalisht në fund e këndoi këngën e saj të famshme festive “All I Want For Christmas” të cilën e këndoi edhe në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards”.