Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mariah Carey do të performojë me fëmijët e saj në turneun që nis në nëntor

Këngëtarja Mariah Carey ka thënë se ndihet e emocionuar pasi në turneun e saj që do të fillojë më 15 nëntor, do të performojë bashkë me fëmijët e saj.

Ajo ka thënë se mezi po pret të shoqërohet në skenë nga binjakët e saj 12-vjeçarë që i ka me ish-bashkëshortin, yllin Nick Cannon.

“Jam krenare për ta... Ata dinë gjithçka dhe janë mbi gjithçka. Do të vijnë me mua në turne dhe jam shumë e emocionuar për t’i parë ata atje”, ka thënë këngëtarja për “Entertainment Tonight”.

Vitin e kaluar Carey ka treguar se fëmijët e saj e kanë trashëguar nga ajo talentin muzikor. Ajo gjithashtu ka treguar se ata mund t’i ndjekin hapat e nënës së tyre në të ardhmen.

“Rocky është një gjeni. Ai mund të bëjë çfarë të dojë, dhe unë do ta mbështes. Ai dhe Roe janë të dy gjeni krijues! Sinqerisht zëri i tyre kur këndojnë është kaq i bukur, dhe jam shumë mirënjohës që ata e trashëguan këtë nga unë”, ka thënë 54-vjeçarja për “E!News”.

Ajo gjithashtu ka thënë se mezi pret t’i shohë se çfarë do të bëhen kur të rriten.