Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Familja Kardashian pjesë e koncertit të Mariah Careyt

Ylli televiziv, Kim Kardashian bashkë me nënën, motrën Khloe dhe vajzat e tyre kanë shkuar në koncertin këngëtares Mariah Carey, në Hollywood Bowl.

Ato kanë ndarë fotografi dhe video nga koncerti ku shiheshin duke shijuar perfomancën e Careyt.

“Kaq e veçantë Mariah Carey”, ka shkruar Kim në postimin ku shihet artistja duke performuar bashkë me të bijën, Monroe.

Image

Postimet e Kimit morën komente të shumta derisa fansat komentonin se North ka ngjashmëri të madhe me babanë, Kany West.

Vajzat e Kimit, North dhe Chicago, ajo e vëllait të Kimit, Dream dhe vajza e Khloe, True u takuan me Mariah Careyn dhe vajzën e saj në prapaskenë të koncertit ku edhe morën kukullën më të re “Mariah Barbie” që u lansua së fundmi nga brendi i lodrave “Mattel”.

Edhe Vajza e Kanye West vesh xhaketën e tij për Krishtlindje Showbiz Vajza e Kanye West vesh xhaketën e tij për Krishtlindje

“Nëse do të mund të kthehesha në kohë dhe t'i thosha vetes sime të vogël se një ditë do të kisha një Barbie të bërë për mua, do të emocionohesha shumë!”, ka thënë Carey kur u lansua kukulla në versionin e saj.

Turneu festiv i Careyt, do të jetë në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanë, përpara shfaqjes finale në “Madison Square Garden” të New Yorkut më 17 dhjetor.

Image