Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

North West publikon këngën e re pas anulimit të turneut

North West

North West

Foto: Associated Press

North West, vajza 13-vjeçare e yllit televiziv, Kim Kardashian dhe reperit, Kanye West, ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re “Aishite” (“Më duaj” në japonisht), vetëm pak ditë pasi anuloi turneun e saj të parë muzikor, ka shkruar FemaleFirst.

Në këngën, e cila është pjesë e EP-së “N0rth4evr”, ajo flet për ndjenjat e tradhtisë, vetmisë dhe presionit që ndien.

“Askush nuk do të më shpëtojë dhe kjo po më çmend. Pse nuk mund të largohem? Sepse vazhdojnë të më ndjekin. Thjesht më duani, sepse të gjithë më tradhtojnë”, këndon ajo.

Në një pjesë tjetër të këngës, ajo shton se njerëzit shtiren, por e përdorin sërish.

“Shtiren, por më përdorin sërish. Nuk mund të jem shoqe me askënd dhe nuk mund të lejoj askënd të më afrohet. Nuk mund të mbështetem te askush, vuajtja nuk merr fund”, këndon tutje ajo.

Videoklipi, i realizuar nga regjisori Ty Akimoto, e shfaq North duke ecur në korridoret e një shkolle dhe në një sallë lojërash.

Publikimi i këngës ka ndodhur pasi North anuloi papritur turneun që ishte planifikuar ta zhvillonte së bashku me reperen Molly Santana. Asnjëra prej tyre nuk ka dhënë një arsye për anulimin.

Edhe North West anulon turneun e saj të parë muzikor Showbiz North West anulon turneun e saj të parë muzikor

“Isha shumë e emocionuar për të shkuar në turne me Molly Santana. Fatkeqësisht nuk do të ndodhë, por kam diçka të veçantë për ju. Shihemi së shpejti”, ka shkruar North në një postim në Instagram.

Edhe Molly Santana u kërkoi falje fansave.

“Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata që blenë bileta. E di që shumë prej jush shpenzuan kohë dhe para për të qenë aty. Ju falënderoj për mbështetjen dhe ju premtoj se do ta kompensoj këtë”, ka thënë ajo.