Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cher ka realizuar album me këngë Krishtlindjesh

Diva amerikane e muzikës, Cher, e ka paralajmëruar zyrtarisht albumin e ri dedikuar festave të fundvitit, “Christmas”. Ajo po ashtu e ka publikuar versionin audio të këngës së parë të titulluar, “DJ Play A Christmas Song”.

Ky është albumi i parë në pesë vjetët e fundit për yllin e hitit, “If I Could Turn Back Time”, dhe përfshinë bashkëpunime me disa artistë të njohur përfshirë këtu, Stevie Wonder, Michael Bublé, Cyndi Lauper, Darlene Love dhe reperi Tyga.

“Christmas” i përmban gjithsej 13 këngë, katër prej së cilave janë të reja.

“What Christmas Means To Me” është bashkëpunimi me muzikantin Stevie Wonder, “Christmas (Baby Please Come Home)” me Darlene Love, “Put A Little Holiday In Your Heart” me Cyndi Lauper dhe “Home”, vjen në bashkëpunim me kanadezin, Michael Bublé.

“Unë kurrë nuk them kështu për albumet e mia, por jam vërtetë krenare për këtë projekt. Mund të them se është incizimi më i mahnitshëm i karrierës sime”, deklaroi këngëtarja 77-vjeçare.

Edhe Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh Showbiz Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh

Cher po ashtu e pranoi se është e kënaqur me përfshirjen e Stevie Wonderit në këtë projekt.

“Sa herë që e dëgjojë tingullin e harmonikës të interpretuar nga ai, kthehem në kohë kur isha tinejxhere. Përfshirja e Steviet në projekt dhe incizimi i këngës me të, ishte një ëndërr personale e shndërruar në realitet”.

Por, bashkëpunimi më i çuditshëm dhe i papritur në album është ai me reperin, Tyga. Cher e ka incizuar një këngë të re me të, e cila e mban titullin “Drop Top Sleigh Ride”. Ajo vjen e prodhuar nga i dashuri i këngëtares, Alexander Edwards, dhe producentët Mike Crook dhe Ryan OG.

Albumi i plotë “Christmas” do të publikohet për publikun më 20 tetor, për t’i dhënë kohë të mjaftueshme që të shndërrohet në hit të festive të fundvitit.

Ndërkohë, muajin e ardhshëm Cher e feston 25-vjetorin e lansimit të albumit “Believe” të shpërblyer me disa çmime “Grammy”. E këtë rast do të publikohet një version special i këtij incizimi nga studioja muzikore, “Warner Records”.

Edhe Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day” Showbiz Beyonce rikthen “Morning Dew (Donk)” për 20-vjetorin e albumit “B'Day”

“Believe” u lansuar për herë të parë në vitin 1998 dhe ishte albumi i 22-të i këngëtares i incizuar në studio. Deri më sot ai konsiderohet një nga albumet më të suksesshme të Cher, duke u pozicionuar në vendin e katërt të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”. Po ashtu i kaloi 76 javë në këtë toplistë, më shumë se secili album nga katalogu i saj muzikor. Kënga kryesore e tij e titulluar gjithashtu, “Believe”, është kënga me performancën më të mirë në toplista. Ajo debutoi në vendin e parë në “Billboard Hot 100”, ku më pas qëndroi për 31 javë rresht.

Përgatiti: Edona Binaku