Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Bieber e uron bashkëshorten për ditëlindje

Ylli, Hailey Bieber, bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber ka festuar ditëlindjen e 27-ë të mërkurën (22.11.2023), raporton Daily Mail.

Justin i ka uruar asaj ditëlindjen përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një video bardh e zi ku shihet duke puthur Haileyn derisa ka shkruar se ajo ja bën jetën e lumtur.

 

 

“Gëzuar ditëlindjen zemër. Ti ma bën jetën të mrekullueshme. Dhe unë jam fatlum që të kam ty të gjithën për vete”, ka shkruar ai në postim.

Në një postim tjetër që ndau modelja në Instagram shihet se Justin i ka përgatitur një surprizë të bukur me qiellin e mbushur me fanar.

Edhe Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre Showbiz 10 muaj më parë Justin Bieber ndan fotografi intime familjare me Haileyn dhe djalin e tyre

Haileyn e uruan shumë fansa e të famshëm të cilët ajo i falënderoi përmes një tjetër postimi në Instagram.

Justin dhe Hailey , të cilët festuan përvjetorin e pestë të martesës në shtator, duket se po festojnë ditëlindjen e saj në pyll.

{gallery}