Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jung Kook nga “BTS” debuton si solo-artist me “Seven”

Anëtari i një prej grupeve më të popullarizuara në botë, “BTS”, e ka publikuar këngën debutuese si solo-këngëtar.

“Seven” titullohet kënga e yllit të muzikës K-Pop, Jung Kook, dhe vjen në bashkëpunim me reperen amerikane të nominuar për “Grammy”, Latto.

“Kjo është hera e parë që punoj me këtë zhanër të muzikës dhe procesi i realizimit të projektit ishte shumë i freskët dhe një përvojë e re për mua. Po ashtu mund të them se kam mësuar shumë nga incizimi i këngës ‘Seven’”, shkruhej në një deklaratë për media të lëshuar nga artisti koreano-jugor.

Prej publikimit të këngës vetëm katër ditë më parë, adhuruesit nga të gjitha anët e botës e kanë shkarkuar atë në versione të ndryshme që ishin në dispozicion përmes platformave muzikore, duke e shtyrë atë drejt sukseseve të rëndësishëm nëpër toplista. Tani, duket se kënga e parë e solo e artistit Jung Kook ka potencialin për të arritur një fitore historike në vetëm disa ditë.