Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

RM nga grupi “BTS”, gati për ta lansuar albumin e parë solo

Vokalisti i grupit “BTS”, RM, po bëhet gati ta shënojë debutimin e tij zyrtar si solo-artist. Lajmin e ka konfirmuar studioja incizuese, “Big Hit Music”.

Të martën më 1 nëntor, kanali “JTBC News” raportoi se kantautori dhe reperi nga Korea Jugore aktualisht është në përgatitje të lansimit të albumit të parë solo, i cili pritet të dal në treg më 25 nëntor të këtij viti.

Agjencia e cila e menaxhon karrierën e yllit të muzikës K-Pop shumë shpejt iu përgjigje këtyre spekulimeve, duke e konfirmuar lajmin se RM do ta lansojë albumin e tij të parë solo. Sidoqoftë, ata nuk i pohuan apo mohuan thashethemet rreth datës së lansimit të këtij projekti.

Derisa, RM në të kaluarën ka publikuar projekte individuale në formë të “mixtape” apo bashkëpunimeve, albumi i tij i ardhshëm e shënon herën debutimin zyrtarë të reperit si solo-artist. Ai bëhet anëtari i tretë i grupit të famshëm “BTS” që e synon një karrierë solo, pas miqve dhe kolegëve të tij, J-hope dhe Jin.