Aktorja dhe modelja Julia Fox zbuloi propozimin e çuditshëm që Kanye West i bëri gjatë një lidhjeje. Çifti ka qenë në një lidhje gjatë vitit 2022 dhe këtë informacion ajo e ka ndarë në librin e saj me kujtime “Down the Drain”.
Mirëpo, pas lajmit se bashkëshortja aktuale e reperit, Bianca Censori, duhet t'i përmbahet disa rregullave në martesën e tyre, mediat ndanë sërish një pjesë nga kujtimet e Julias, ku flitet për marrëdhënien me Westin.
Ajo deklaroi se teksa luante lojën Uno, Westi i ofroi të bënte operacione plastike, pra të zmadhonte gjoksin.
Fox më parë kishte deklaruar se kishte qëllime të mira kur filloi të dilte me Kanye Westin, por pas ndarjes kuptoi se ai po e përdorte si një “kukull” për divorcin nga Kim Kardashian.
“Shumë shpejt e mora vesh se po më përdorte si ‘armë’. Unë thjesht u ndjeva si kukulla e tij e vogël. Është poshtëruese. Është një pozicion vërtet i keq”, ka thënë ajo.
Kohët e fundit Kanye West ka tërhequr shumë vëmendje për lidhjen me Bianca Censori dhe mediat zbuluan se çifti është i martuar dhe se Censori ka rregulla strikte që duhet të ndjekë. Kështu që Censori nuk lejohet të flasë publikisht dhe duhet të veshë e të hajë vetëm atë që vendos Kanye West.
-
Raportohet për probleme në martesën e Kanye West me Bianca Censorin
-
Kanye West shpërndan fotografi gati nudo të gruas, veprimi cilësohet skandaloz
-
Kimit nuk po i pëlqejnë deklaratat e Julia Foxit për Kanyen
-
Julia Fox tregon arsyet e ndarjes nga Kanye West
-
Kanye West po ndihet mirë me gruan e re Bianca Censori