Ish-bashkëshortes së reperit Kanye West, yllit televiziv Kim Kardashian nuk po i pëlqejnë deklaratat e fundit të aktores, Julia Fox, rreth lidhjes që ajo kishte me këngëtarin.
Julia Fox në librin e saj ka thënë se Kanye dëshironte të fliste non-stop me telefon me të dhe ajo po e konsideronte reperin si fëmijë.
Kim nuk është fort e lumtur për këto deklarata pasi ajo dëshiron ta mbrojë imazhin e Westit pavarësisht ndarjes e fjalëve të këqija që West i kishte thënë për të. Një burim i ka thënë ekskluzivisht revistës “Life&Style” se Kim e din që gjithçka që hidhet në internet mbetet aty përgjithmonë dhe nuk dëshiron që fëmijët e saj të shikojnë gjëra të këqija për babanë e tyre.
“Pra, sigurisht që asaj nuk i pëlqen që Julia të flasë për të në librin e saj. Është poshtëruese për Kanyen, por edhe poshtëruese për Kimin. Edhe pse Kim mund të zbulojë shumë gjëra të sikletshme për Kanyen, ajo nuk e bën sepse është makthi i saj më i keq që këto lloj gjërash të bëhen publike”, ka thënë burimi.
Ky burim gjithashtu ka thënë se përshkrimi që aktoria Fox ia ka bërë Kanyes, nuk është ajo me të cilin është njoftuar dhe ka rënë në dashuri Kimi.
“Kim njihte një Kanye ndryshe nga tipi i Kanyes tani. Ani pse ai kontrollonte gjërat që ajo vishte, kur ishin bashkë, ai nuk ishte i tillë”, ka shtuar burimi.
-
Julia Fox tregon arsyet e ndarjes nga Kanye West
-
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
-
Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West
-
North West lavdëron produktet e kozmetikës së Kimit
-
Julia Fox për marrëdhënien me Kanye West: Ishte sikur të isha kukulla e tij e vogël