Showbiz

Jonah Hill akuzohet edhe nga një tjetër grua për abuzim

Aktori i njohur amerikan, Jonah Hill, vazhdon të akuzohet për sjellje të këqija e ngacmime seksuale.

Është ish aktorja Alexa Nikolas femra e radhës që po e akuzon Hillin se e kishte puthur me forcë kur ajo ishte vetëm 16-vjeçare. Deklaratat e saj deklarata erdhën pasi që ish e dashura e aktorit, Sarah Brady e akuzoi për abuzim emocional.

Në një varg postimesh në Twitter më 8 korrik, Nikolas ka thënë se kur ajo ishte 16 vjeç, qe ftuar në një festë shtëpie në shtëpinë e aktorit Justin Long e se Hilli ishte aty. Sipas saj, “të miturve po u jepej shumë alkool atë natë”.

Nikolas ka kujtuar se ia kishte kërkuar një cigare Hillit. Ajo ka thënë se Hilli i ishte përgjigjur se nëse do një cigare, do të duhej të shkonte me të në makinën “menjëherë”. Ajo tha se ajo dhe Hill pastaj shkuan në makinë dhe morën cigaret nga ulësja e përparme. “Ndërsa ktheheshim te dera ia kërkova prapë cigaren dhe ai nuk tha gjë tjetër veçse më përplasi te dera dhe ma futi gjuhën në fyt. Isha kaq e tmerruar sa e shtyva nga unë dhe vrapova brenda”, ka shkruar tutje ajo.

Në një deklaratë për “Insider”, përfaqësuesi i aktorit Long ka thënë se “kjo është hera e parë që Justin vihet në dijeni të kësaj situate që dyshohet se ka ndodhur gati dy dekada më parë”.

“Ndërsa Justin është dashamirës ndaj të gjithë viktimave të çdo abuzimi, fakti i thjeshtë mbetet se ai nuk ka dijeni se çfarë mund të ketë ndodhur ose jo në lidhje me zonjën Nikolas”, ka thënë përfaqësuesi i Longut.

Përfaqësuesit e Hillit nuk i kanë komentuar akuzat.

Duke folur për “Insider”, Nikolas ka thënë se ajo ndihej sikur ajo që ndodhi ishte fizikisht dhe emocionalisht e gabuar. Por ajo ka thënë se kjo gjë i dukej e pakuptimtë dhe se u inspirua për të treguar për këtë gjë, pasi kishte parë akuzat e Sarah Bradyt ndaj Hillit.

Në postime të tjera të tjera, Nikolas ka akuzuar gjithashtu krijuesin e “Family Guy”, Seth MacFarlane për abuzim, edhe pse nuk dha detaje. “Jam traumatizuar nga burrat në Hollywood. Është vërtet e trishtueshme për ngjarjet traumatike që kam në trupin dhe mendjen time. Gjërat duhet të ndryshojnë”, ka shkruar Nikolas në Twitter.

Në fund të fundit, Nikolas ka thënë se po përpiqet të kapërcejë frikën që kishte dikur.

MacFarlane s’ka komentuar akuzat.

Një tjetër ish e dashur e Hillit është Meghan McCain. Ajo e ka mbrojtur aktorin duke thënë se Sarah Brady është manipuluese. Vajza e të ndjerit John McCain e ka kritikuar ish të dashurën e Hillit, instruktoren e surfit Sarah Brady, për publikimin e mesazheve private me tekst dhe potencialisht nxitjen e pengesave në karrierën e 39-vjeçarit.. Ajo ka thënë se në të kaluarën e vet, Jonah kishte treguar për problemet që i kishte me shëndetin mendor. Dhe MacCainit nuk po i duket në rregull që njerëzit nganjëherë nuk po e kuptojnë dëshirën e dikujt që të mos jenë të ekspozuar. Ajo ka deklaruar se gjërat po nxirren nga konteksti

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi