Showbiz

Ish-partnerja e akuzon aktorin Jonah Hill për abuzim emocional

Ish e dashura e aktorit Jonah Hill, Sarah Brady ka thënë se ai e ka abuzuar emocionalisht atë

Instruktorja e sërfit, Sarah Brady në një seri postimesh në Instagram, të cilat pretendohen të jenë biseda me aktorin Jonah Hill, e ka akuzuar atë për abuzim emocional.

Në një mesazh, aktori i kishte kërkuar asaj të heqë çdo fotografi nga Instagrami me “prapanicën të ekspozuar”, shkruan Ew.com.

"Ky është një paralajmërim për të gjitha vajzat," shkroi Brady në Instagram Storyn e saj. "Nëse partneri juaj po ju flet kështu, bëni një plan për t’u shkëputur prej tij." Pasi ajo kishte fshirë “postimet ofenduese”, Hill thuhet se shkroi se ishte një fillim i mirë por se ajo nuk dukej se po e kuptonte mirë atë.

"Por nuk është vendi im për t'ju mësuar. I kam bërë të qartë kufijtë e mi," thuhet në mesazhin nga Hill. Duke shtuar se ajo refuzon t’i lirojë kufijtë e saj dhe Jonah e ka të qartë këtë duke i thënë se shpreson ta bëj të lumtur kjo gjë.

Shihet se Jonah i ka thënë Sarës që të mos bëj sërf me meshkuj të tjerë dhe të mos postojë foto me rroba banjoje.

Jonah dhe Sara kanë qenë së bashku për një periudhë të shkurtër në dhjetor të vitit 2021. Më vonë Jonah kishte filluar një lidhje të re me Olivia Millar në 2022 dhe tash kanë një fëmijë së bashku.

Jonah kishte bërë të ditur për publikun se ai kishte disa probleme me shëndetin e tij mendor dhe ishte tërhequr nga jeta publike duke mos i frekuentuar ngjarjet me shume njerëz të pranishëm. Ai kishte thënë se dëshiron ta marrë veten për ta trajtuar ankthin e tij.

Sarah kishte shkruar se edhe ajo ka probleme me shëndetin mendor por nuk e përdorë këtë gjë që t’i kontrollojë njerëzit përreth saj.

Ajo shtoi se ka kaluar një vit shërimi me ndihmën e të dashurve dhe mjekëve për t'u kthyer në jetën e saj pa faj, turp dhe vetëgjykim për gjëra aq të vogla sa sërfimi në rroba banje dhe jo një veshje konservative. Dhe ajo u shpreh se i duhet ende shumë më tepër shërim nga ky abuzim.

Brady përfundoi postimet e saj duke deklaruar se të jesh një "partner emocionalisht abuzues nuk do të thotë se je person i tmerrshëm" dhe se shpesh vjen nga trauma personale e dikujt.

Mirëpo ajo përfundoi duke thënë se kjo nuk do të thotë se është në rregull të jesh abuzues.

Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi