Ylli amerikan i serialit “Real Housewives”, Bethenny Frankel, ka thënë se aktori Jonah Hill ka pasur sjellje të keqe kundrejt saj.
Ajo është ankuar se kur është takuar me Hillin në “The Tonight Show”, ai ka pasur qëndrim të keq ndaj saj. Bethenny ka folur pasi që ish e dashura e aktorit e ka akuzuar se e kishte abuzuar mentalisht. Sarah Brady, ish e dashura e Hillit, së fundmi ka publikuar mesazhet që ishin të kohës sa ishin në lidhje, duke e akuzuar për abuzim.
Tash edhe Bethenny ka thënë se Hilli e kishte trajtuar në emision sikur ai “të ishte më i mirë se ajo”.
“Çfarë dreqi po ndodh? Po flas në perspektivën time. Kur isha në ‘The Tonight Show’ me Jay Lenon dhe Jonah Hill ishte mysafiri. Ai ishte një person me sjellje të tmerrshme”, ka thënë Bethenny, shkruan “Female First”.
Megjithatë, ajo ka pranuar se luftonte që të pajtohej me lajmet që po dilnin, duke këmbëngulur se njerëzit po i shohin vetëm sipërfaqësisht. Ylli 52-vjeçar ka këmbëngulur se “është e vështirë të lexosh tekste” dhe pranoi se nuk e dinte të gjithë historinë se çfarë saktësisht kishte ndodhur. Ajo shtoi se ndoshta disa njerëz mund të thonë se mund të mos duan që e dashura e tyre të veshë rroba banje dhe të pozojë në poza seksi ose të shoqërohet me shumë miq meshkuj.
Sarah doli me aktorin e “Moneyball” në vitin 2021 dhe gjatë fundjavës, instruktorja e surfit ndau fotografi të asaj që ajo pretendonte se ishin shkëmbime mesazhesh me tekst mes tyre gjatë romancës. Në mesazhe, aktori shihet teksa i ka kërkuar të dashurës të hiqte çdo fotografi ku “i shihej prapanica”. Kur ish e dashura i tha se i ka fshirë, aktori ka deklaruar se “ishte fillim i mirë”. Në një tjetër fotografi shihet se Hill ka përcaktuar “kushte të thjeshta për ta ruajtur marrëdhënien, duke përfshirë edhe faktin që Sarah të mos shkonte më në surfing me burra”.
Sarah e ka akuzuar ish-partnerin e saj – i cili u bë baba për herë të parë në fillim të këtij viti - për përpjekje “për ta kontrolluar”, por këmbënguli se nuk mendonte domosdoshmërisht se ish-partneri i saj është një “person i tmerrshëm”.
“Dikush që është një partner emocionalisht abuziv nuk do të thotë se është një person i tmerrshëm (shpesh vjen nga trauma e tyre)”, ka shkruar ajo. “Në të njëjtën kohë, kjo nuk do të thotë se kjo sjellje është ‘ok’”.
Jona ende nuk ka komentuar akuzat.