Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johny Depp e Jenna Ortega mohojnë thashethemet se janë në lidhje

Jenna Ortega ka thyer heshtjen pas përhapjes së thashethemeve se ajo është në një lidhje me aktorin Johnny Depp, i cili është 40 vjet më i vjetër se ajo.

Aktorja e “Wednesday”, në një postim në Instagram ka thënë se ajo kurrë nuk është takuar e as nuk ka punuar me Depp,

"Kjo është kaq qesharake sa nuk mund as të qesh. Unë kurrë nuk jam takuar e as s’kam punuar me Johnny Depp në jetën time. Ju lutem mos përhapni gënjeshtra dhe na lini të qetë", ka shkruar ajo.

Thashethemet janë mohuar edhe nga një përfaqësues i yllit Johny Depp.

“Zoti Depp nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale me zonjën Ortega. Ai kurrë nuk e ka takuar atë apo nuk ka folur me të... Ai është i tmerruar nga këto thashetheme të pabaza dhe keqdashëse që kanë për qëllim të dëmtojnë reputacionin dhe karrierën e tij", ka thënë ai.

Thashethemet për marrëdhënien mes tyre nisën kur Deuxmoi raportoi se kishte dyshime që ata ishin parë së bashku dhe po supozohej se po punonin në vazhdimin e projektit “Beetlejuice”, shkruan Daily Mail.