Aktorja amerikane Jenna Ortega ka konfirmuar se nuk është në një lidhje dhe ka pranuar se ideja për të qenë në një marrëdhënie i jep stres asaj.
Ylli i serialit “Wednesday” pranon se nuk është gati për të qenë “aq vulnerabël” me një partner, ndërsa ajo gjithashtu pranon se është shumë e fiksuar me punën e saj tani për t'iu përkushtuar dikujt tjetër.
“Ndoshta jam shumë e fiksuar pas punës sime, por ideja e marrëdhënieve më streson. Dhe gjithashtu të qenit kaq i pambrojtur me dikë dhe që më duhet të njoh dikë aq mirë dhe të kesh dikë që të sheh për gjithçka që je… Truri im e di se nuk kam nevojë të mendoj për këtë tani”, ka thënë ajo për revistën ELLE.
Aktorja 20-vjeçare pranoi gjithashtu se ka frikë nga zhgënjimi i njerëzve në përgjithësi, por ajo shqetësohet edhe çfarë do të mendojnë njerëzit për të nëse do të jetë në një lidhje.
“Kam shumë frikë të zhgënjej njerëzit në jetën time, apo edhe njerëzit në publik. Dua të përmbush pritshmëritë e njerëzve, por gjithashtu kam frikë se, nuk e di, ndoshta dikush do të më njohë shumë mirë dhe do të kuptojë se nuk jam e gjitha kjo”, ka thënë Ortega.