]Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara, besohet se janë bërë prindër për herë të parë, dhe foshnjën e kanë pagëzuar me emrin e vëllait të ndjerë të aktorit.
Sipas regjisorit Viktor Kossakovsky, Phoenix nuk kishte arritur ta promovojë filmin e tij të fundit, “Gunda” ku ai shërben si producent ekzekutiv, pasi që çifti i njohur i showbizit e ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur River Phoenix, sipas vëllait të ndjerë të yllit kinematografik, i cili vdiq nga mbidoza me droga në vitin 1993. Ai ishte vetëm 23-vjeçar.
Gjatë një interviste në festivalin e filmit në Zurich, Kossakovsky tha: “Ai sapo është bërë me fëmijë, që është një djalë i bukur i pagëzuar River. Prandaj, Joaquin nuk ka mundur të vijë këtu për ta promovuar filmin.”
45-vjeçari Phoenix dhe aktorja 35-vjeçare Mara, ende nuk e kanë bërë publik lajmin e gëzueshëm si dhe asnjëherë nuk e kishin konfirmuar shtatzëninë, transmeton Koha. Por, në muajin maj në mediat botërore u bë publik lajmi se aktorja është në pritje të fëmijës së parë me yllin kinematografik të shpërblyer me Oscar.
Ylli i filmit shumë të suksesshëm në arkat filmike “Joker”, dhe aktorja e filmave “Carol” dhe “The Girl With the Dragon Tattoo”, njihen si një çift i showbizit që e gëzojnë një jetë personale shumë private.
Çifti ishin takuar në sheshin e xhirimeve të filmit të regjisorit Spike Jonze, “Her”, por e kishin filluar lidhjen romantike pas paraqitjes në projektin kinematografik të vitit 2018, “Mary Magdalene”. Në këtë film, Mara e luan rolin protagonist krahas Phoenixit i cili e portretizon Jesusin.